News and Activities - Archive

31-03-2010

Tryezë Pune - Ndërtimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit

 

Më 31 mars, 1 dhe 2 prill 2010  Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, OPDAT, dhe Institutin Kombëtar të Avokimit gjatë Gjykimit ( NITA ) nga SHBA-të, ka realizuar një sesion trajnimi treditor me temën e lartpërmendur.

Temat të cilat u trajtuan në këtë sesion kryesisht kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, të tërthortë, vënien në dyshim dhe rimarrjen në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, si dhe teknikat e paraqitjes së fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar, si nga ana e prokurorit ashtu edhe nga ana e avokatit mbrojtës.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën rastin që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit vendor të trajnuar enkas për këtë trajnim. Vlen të përmendet se prezantimet e trajnuesve dhe puna e pjesëmarrësve është incizuar, ndërsa pjesëmarrësit iu kanë nënshtruar sugjerimeve dhe udhëzimeve për të në mënyrë që të jenë më mirë të përgatitur për kryerjen e funksioneve të tyre. Ky program trajnimi shënon edhe fillimin e Programit të trajnimit për Avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me këtë rast Ambasada Amerikane dhe OPDAT në Prishtinë, dhuruan për IGJK-në tri kamera digjitale dhe një numër librash të cilët i takojnë fushës së shkathtësive të përfaqësimit gjatë gjykimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët e Prokurorisë së Shtetit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale, të cilët sapo janë emëruar pas përfundimit të procedurave në procesin e riemërimit.

 

Share :