News and Activities - Archive

13-04-2010

Seminar- Pastrimi i Parave

 

IGJK më 13 prill  2010 organizoi seminarin me temë Pastrimi i Parave. Gjatë këtij seminari  u ofruan njohuri të avancuara lidhur me legjislacionin ekzistues, teknikat/kërkesat hetuese dhe zhvillimet procedurale në rastet e pastrimit të parave. Me këtë rast u konkludua se:Pastrimi i parave është i lidhur ngushtë me vepra penale të trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandimit me migrant, me vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe me pjesën dërmues të veprave penale; Mungesa e legjislacionit përkatës paraqet problem edhe pse kjo çështje është  rregulluar me rregullore të UNMIKU-ut; Në të shumtën e herëve gjatë hetimit të këtyre veprave penale  zbulohen vepra tjera penale të ndërlidhura; Rol të rëndësishme në luftimin e pastrimit të parave luan Qendra e Inteligjencës Financiare.

Këtij autoriteti duhet që vazhdimisht ti raportojnë Bankat, Partitë Politike, OJQ-të dhe Avokatët; Duhet që të respektohet rregullorja e cila parasheh që për transferet bankare të bëra brenda një dite, në vlerën prej 10.000 euro, banka është e obliguar ta informoj Qendrën Inteligjencës Financiare.

Përfitues të trajnimit  ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional nga  të  gjitha regjionet e Kosovës. 

 

Share :