News and Activities - Archive

22-04-2010

Seminar: Llojet e Kontratave sipas Projektligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve

 

Më 22 prill 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Deloitte Consulting të përkrahur nga USAID, ka realizuar seminarin me temë “Llojet e kontratave sipas Projektligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve”. Seminari kishte për qëllim avancimin e njohurive lidhur me aspektet ligjore dhe format e reja të kontratave të parapara në Projektligjin për Detyrimet të Kosovës, nr. 24/2004. Ky seminar u përqendrua kryesisht në kontrata tërësisht të reja të cilat nuk kanë qenë të rregulluar me ligjin e mëparshëm të Detyrimeve, poashtu u trajtuan edhe aspekte kryesore të këtyre kontratave në qarkullimin e mallrave dhe dhënien e shërbimeve.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua edhe lidhur me terminologjinë për përcaktimin e kontratës e cila nuk është unike, si dhe kuptimi i zbatimit të formave të reja të këtyre kontratave si instrumente juridike moderne, elementet thelbësore, karakteristikat, efektet juridike dhe shuarja e tyre. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmis civile dhe bashkëpunëtorët profesional që punojnë në gjykata të të gjitha regjioneve të Kosovës.

 

Share :