Më 23 shtator 2019, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte diskutimi i Raportit të Komisionit për Shqyrtimin e Aplikacioneve për Trajnues dhe propozimi për trajnuesit e përkohshëm të AD-së për Këshillin Drejtues.
Me rastin e këtij takimi anëtarët e Këshillit Programor shqyrtuan Raportin e Komisionit dhe dosjet e pranuara të secilit kandidatë për trajnues në afatin e kompletimit të dokumenteve shtesë. Bazuar në të gjeturat pas përmbylljes së afatit të kompletimit të dokumentacionit, Këshilli Programor unanimisht u pajtuan që ti drejtohen me një mendim Këshillit Drejtues të Akademisë lidhur me listën e trajnuesve të përkohshëm të AD-së.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Programor diskutuan edhe tema të tjera të rëndësishme për Akademinë e Drejtësisë e të cilat bien në kompetencën e Këshillit Programor.
04-10-2019