News and Activities - Archive

25-09-2008

Vizita në Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë

 

Me datën 25 dhe 26 shtator 2008, anëtarët e Këshillit Programor të IGJK-së, përfshirë kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin, realizuan një vizitë dyditëshe në Republikën e Shqipërisë.

Kjo vizitë u përqendrua kryesisht në Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë me qëllim të njohjes dhe këmbimit të përvojave në mes institucioneve përkatëse të dy vendeve në fushën e trajnimeve për gjyqtarë dhe prokurorë me fokus të veçantë në Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.

Gjatë kësaj vizite u realizuan edhe disa takime me gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme u realizua një takim shumë i vlefshëm me prokuroren e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë znj. Ina Rama e cila është ushtruese e detyrës së kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

 

Share :