News and Activities - Archive

30-04-2009

Tryezë regjionale: Ligji për Procedurën Kontestimore, Jokontestimore dhe Ligji për Procedurën Përmbarimore (Prishtinë) – Civile IGJK&UNDP

 

Më datë 30 prill 2009 Instituti Gjyqësor i Kosovës i përkrahur nga UNDP-ja ka mbajtur tryezën e diskutimeve nga lëmia civile ku është trajtuar Ligji i ri i procedurës kontestimore.

Temat e trajtuara gjatë kësaj tryeze u përqendruan vetëm rreth risive më të rëndësishme të Ligjit të Procedurës Kontestimore. Fillimisht, paneli i trajnuesve në mënyrë kronologjike trajtoj në pika të shkurtra risitë kryesore të Ligjit për Procedurën Kontestimore, duke u ndalur më pas në analizimin dhe zbërthimin e hollësishëm të tyre. Me fokus të veçantë u trajtuan, e drejta e ankesës në masat siguruese gjatë procedurës së shkallës së dytë, hartimi i aktgjykimit pa shqyrtim kryesor, dërgimi shkresave, shkaqet nga të cilat mund të goditët aktgjykimi dhe shkaqet për paraqitjen e revizionit. Konkluzion final i tryezës ishte se ka nevojë urgjente të formohet një grup punues i cili do të merrej me interpretimin dhe sqarimin e drejtë të të gjitha këtyre dispozitave më qëllim të unifikimit të praktikës gjyqësore.

Përfituesit e kësaj tryeze diskutimesh ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha niveleve.

 

Share :