News and Activities - Archive

07-04-2009

NITA - IGJK&US-DOJ

Më datën 6, 7 dhe 8 Prill 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve dhe Institutin Kombëtar të Avokimit gjatë Gjykimit “NITA” nga SHBA, realizoj trajnimin tre ditorë, me temën: “Ndërtimi i Shkathtësive Gjyqësore”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i shkathtësive praktike të përfaqësimit gjatë gjykimit. Trajnimi kryesisht u zhvillua në grupe punuese dhe ishte mjaftë praktik. Vëmendje e posaçme ju kushtua teknikave të marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë dhe të kryqëzuar të dëshmitarëve, të dëmtuarve dhe të akuzuarit si dhe sfidës gjatë gjykimit për përfaqësim sa më të suksesshëm para trupit gjykues.

E veçanta e këtij trajnimi ishte se të gjithë pjesëmarrësit kishin mundësi që të jenë aktiv përmes prezantimeve të përgatitura, varësisht nga rrolet të cilat u caktuan nga ana e trajnuesve.

Përfitues të trajnimit ishin: prokurorë dhe praktikant të avokatisë.

Share :