Më datë 22 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, organizoi trajnim për trajnues lidhur me “Udhëzuesin për përdorimin e HUDOC”.
Qëllimi i trajnimit ishte që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë në cilësinë e trajnuesve, të informohen lidhur me mundësitë e kërkimit dhe përmbledhjen e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut – HUDOC.
Gjatë trajnimit u diskutua përmbajtja e kësaj platforme e cila është e pasur me aktgjykime, vendime, përmbledhje juridike, dhe raste tjera të vendosura nga GJEDNJ. Gjithashtu u sqarua edhe procedura e procesit të kërkimit të vendimeve dhe filtrimit të informacioneve sipas shteteve, gjuhës, neneve etj.
Pjesëmarrësit shpalosën dhe përfitimet nga kjo platformë, dhe mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm, me qëllim të marrjes së vendimeve në mënyrë më të shpejtë dhe efikase.
Përfitues të trajnimit ishin: Gjyqtarët dhe Prokurorët.
22-01-2020