News and Activities - Archive

14-01-2020

Takim me Trajnues potencial për Akademinë e Drejtësisë

Më 14 janar 2020, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi me trajnuesit potencial, të cilët mund të angazhohen për realizimin e trajnimeve në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme dhe Programit të Trajnimit Fillestar, për periudhën janar – dhjetor 2020.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi i trajnuesve me Drejtorin e ri të AD-së, me strukturën e programeve trajnuese për vitin 2020, format standarde për hartimin e moduleve si dhe çështje tjera me rëndësi të zbatimit të programeve trajnuese.

Në fokus të takimit ishte diskutimi i përmbajtjes dhe përshtatjes së materialeve trajnuese sipas shabllonit të modulit trajnues, prezantimeve tjera përcjellëse të trajnimit, analizimi i përparësive dhe të metave të trajnimeve aktuale, si dhe identifikimi i sfidave dhe nevojave nga ana e trajnuesve dhe përfituesve.

Gjithashtu u potencuan edhe obligimet e trajnuesit për hartimin e materialit për trajnime, nevoja për përcjelljen e materialeve në afat optimal, obligimi i trajnuesit në lidhje me përcjelljen e rekomandimeve përfundimtare pas përfundimit të trajnimit si dhe mundësia e hartimit të kornizës së Programit të Përhershëm të Trajnimit për Trajnues dhe Strategjisë për Komunikim, elemente këto të cilat paraqesin një parakusht thelbësor në ofrimin e trajnimeve kualitative gjyqësore.

Në kuadër të këtij takimi dolën edhe rekomandime dhe sugjerime nga ana e trajnuesve potencial, që shërbejnë në ngritjen e cilësisë së trajnimeve të ofruara nga Akademia e Drejtësisë.

Share :