News and Activities - Archive

30-04-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII) gjatë muajit prill 2020

Gjatë muajit prill është vazhduar me realizimin e trajnimit teorik në formë virtuale përmes platformës online. Në kuadër të trajnimit teorik për prokurorët e sapo emëruar janë realizuar  (8) sesione trajnuese nga moduli: Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare dhe Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese.

Nga nën moduli: “Ngritja e shkathtësive sociale për prokurorë janë realizuar tre (3) sesione trajnuese ku prokurorët e sapo emëruar patën rastin të përfitojnë njohuri të reja për çështjet si: individin dhe mjedisin social, motivacionet dhe emocionet profesionale dhe individuale, ndikimin e emocioneve në punë dhe kuptimi i çrregullimit psikik, emocional dhe fizik, konfliktet e brendshme dhe të jashtme.

Në kuadër të nën modulit: “Menaxhimi i stresit” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese dhe janë shtjelluar: menaxhimi i kohës si predispozit e menaxhimit të stresit, stresi i pashmangshëm dhe atakimi i personalitetit në punë si dhe arsyeshmëria dhe relevanca me teknikat e ndryshme për menaxhimin e stresit dhe ndikimi i stresit.

Nga nën modulit: “Kodi i drejtësisë për të mitur” është realizuar një (1) sesion trajnues me ç ‘rast pjesëmarrësit avancuan njohuri lidhur me dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturve, urgjencën e procedurës dhe  afatet e shkurtra, mos gjykimi i të miturve në mungesë dhe parimi i konfidencialitetit dhe oportuninetit.

Në kuadër të nën modulit: “Ndërmjetësimi” janë realizuar dy (2) sesione me ç’ raste janë trajtuar: ndërmjetësimi në çështjet penale dhe rëndësia e tij, parimet e drejtësisë restauruese dhe efektet pozitive të ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Gjatë realizimit të trajnimit teorik, prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar edhe formën e bashkëbisedimit me trajnuesit duke parashtruar kështu edhe pyetje rreth rasteve të ndryshme me të cilat ballafaqohen në punën e tyre në prokurori.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar nuk kanë realizuar trajnim praktikë në prokurori.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar gjenerata e (VIII).

Share :