News and Activities - Archive

01-07-2020

Takimi i Këshillit të Redaksisë së AD-së

Më 01 korrik 2020, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Redaksisë së Revistave të Akademisë së Drejtësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte përmbledhja e formularëve të vlerësimit për punimet hulumtuese të gjyqtarëve të sapo emëruar të gjeneratës së VII të PTF-së.

Gjatë takimit, Këshilli i Redaksisë diskutoj për punimet e gjyqtarëve dhe kriteret për vlerësim sipas formularit i cili rezulton nga Rregullorja e Trajnimit fillestar. Vëmendje të veçantë kishin kriteret për vlerësim të përcaktuara në formular me ç ‘rast kishin vërejtjet tek përgjegjësia për vlerësim i cili sipas redaksisë kishte mangësitë e saj. Po ashtu u diskutua edhe mundësia e ofrimit të trajnimit sa i përket hartimit të punimeve hulumtuese i cili do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së punimeve e më tej edhe në revistën “Justicia”.

Në fund të takimit u pajtua që deri me 3 korrik të përfundoj vlerësimi për 37 gjyqtarët e sapo emëruar si dhe raportet nga këto vlerësime ti bashkëngjiten dosjes për përfundimin e Programit të Trajnimit Fillestar.

Në takim përveç anëtarëve të Këshillit të Redaksisë morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv, Udhëheqësja e Programit për Hulumtime dhe Publikime  si dhe Udhëheqësja e Programit të Trajnimit Fillestar të Akademisë së  Drejtësisë.

Share :