News and Activities - Archive

27-08-2020

Kalkulatori i gjobës penale

Kalkulatori është i bazuar në Udhëzuesin për caktimin e gjobës miratuar nga Gjykata Supreme në shkurt 2020. Kalkulatori nuk është mjet vendimmarrës por shërben vetëm për të lehtësuar përcaktimin e gjobës me efekt të njëjtë ndëshkues te kryesve pa dallim, duke qenë se gjoba përshtatet sipas llojit të veprës dhe gjendjes finaniare të tyre. Edhe palët e tjera të interesuara përmes kalkulatorit mund të kuptojnë jo vetëm gjobën e përafërt por edhe metodologjinë e përcaktimit të saj.

Nga përdoruesi kërkohet të zgjedh kategorinë përkatëse dhe pas hapjes së tabelës të shënoj të dhënat e kërkuara. Ndryshe nga përcaktimi i dëmshpërblimit, për caktimin e gjobës nuk kërkohet shënim i dhënave precize financiare. Totali i pasqyruar shërben si pikënisje dhe gjyqtari ka diskrecion të merr parasysh edhe rrethana tjera që mund të ndikojnë në lartësinë e gjobës përfundimtare.

Kliko këtu për të hapur videon

 

Share :