News and Activities - Archive

21-10-2020

Etika Profesionale - Gr.III

Më 21 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin obligativ për sistemin prokurorial “Etika Profesionale” -Gr.III.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bahri Hyseni-Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe z. Jetish Maloku- Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth përgjegjësive që dalin nga zbatimi i ligjit si dhe fokusimi të Kodi i Etikës që ka për qëllim ti ofrojë prokurorëve një mori vlerash dhe parimesh mbi të cilat të bazohet sjellja e tyre.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika.

Përfitues në këtë trajnim ishin: Prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale e Kosovës, Prokuroria e Apelit si dhe Prokuroritë Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Share :