Më 15 dhe 16 Mars 2021, në kuadër të trajnimit teorik do të realizohen katër (4) sesione trajnues nga dy nën modulet: “Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial” me trajnues: Nehat Idrizi gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe Bahri Hyseni, prokuror në Prokurorin e Shtetit.
Nga nën moduli “Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial” do të trajtohet infrastruktura ligjore e cila rregullon këtë çështje, duke e shpalosur kështu një histori të shkurtër të sistemit që nga përbërja, mandati, zgjedhja e deri të imuniteti e udhëheqja e këshillit gjyqësor, prokurorial, si dhe rolin e tyre dhe funksionin e gjykatave dhe prokurori në Kosovë.
Në kuadër të modulit “Shkathtësitë personale dhe interdisplinare” do të realizohen dy sesione trajnuese nga nën moduli ”Ngritja e shkatësive sociale dhe menaxhimi i stresit” me trajnues Fatmir Qollakaj, profesor njehërit trajnues në AD, ku gjatë dy sesioneve do të shtjellohet: menaxhimi i kohës si predispozitë e menaxhimit të stresit, mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, edhe kjo pjesë e trajnimit u shoqërua me bashkëbisedim dhe do të trajtohen edhe përvojat e shembuj të ndryshëm se si duhet të menaxhohen situatat stresuese si dhe mbrojtja e shëndetit nga stresi në punë.
Metodologjia e cila do të përdoret përfshinë interaktive nga ana e pjesëmarrësve duke parashtruar pyetje dhe ngritje të dilemat gjithashtu edhe shqyrtimi i rasteve praktike.
Trajnimi po realizohen në dy grupe, në formë të kombinuar fizike dhe online (kohë reale) dhe përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteti serb.
15-03-2021