News and Activities - Archive

16-04-2021

Nën moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i tretë - tema “ Shuarja e kontratave ”

Me 16 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e detyrimeve ” me trajnues  z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Shuarja e kontratave me marrëveshjen e palëve, shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj, shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese, shuarja e kontratës me anulim, zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit dhe kushtet për zgjidhjen e kontratës për shkak të mosekzekutimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :