News and Activities - Archive

23-04-2021

The Sub-module on the Labor Law, third session; topic: Working relationship disputes according to the law on Civil Service

Me 23 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e punës ” me trajnues z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës, fusha e zbatimit të ligjit të punës, shkaqet e shkëputjes se marrëdhënies së punës sipas ligjit të punës, dhe vendimet e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive dhe online, pasi ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :