Më 18 maj 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID Projekti Drejtësi Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Arbitrazhi”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj.Tea Blakaj, Sekretare e pergjithshme e Qendres se arbitrazhit te Odes Ekonomike Amerikane, z. Korab Sejdiu, Avokat dhe Arbiter z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve për procedurën e arbitrazhit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, Avokat shtetëror dhe Avokat.
18-05-2021