News and Activities - Archive

24-05-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i parë, tema- “ E Drejta e procedurës administrative”

Më 24 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të sesioni të parë trajnues nga ky nën modul janë duke u trajtuar: Parimet themelore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative dhe procedura para nxjerrjes së aktit administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :