Më 24 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të sesioni të kësaj teme janë duke u trajtuar: Fillimi i procedimit nga organi i administratës publike, subjekti i procedurës, zotësia dhe përfaqësimi ligjorë, përfaqësuesi i autorizuar dhe i përbashkët, zotësia për të qenë përfaqësues, kryerja e veprimeve procedurale dhe dorëzimi i kërkesave.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar përmes rasteve praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
25-05-2021