Më 04 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen këto nën tema: Procedura paraprake në konflikt administrativ dhe seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike ku me anë të shembujve konkret po trajtohen sfidat në fushën perkatëse. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
04-06-2021