News and Activities - Archive

13-07-2021

Takimi i II i grupit punues për doracakun e praktikave më të mira për ndihmën juridike falas

Me 13 korrik 2021, në mbështetje të USAID-it, përkatësisht projektit “Justice Activity” është realizuar takimi i radhës së grupit punues për zhvillimin e doracakut i cili do të përfshijë praktikat më të mira të ndihmës juridike falas.

Duke ju uruar mirëseardhje pjesëmarrësve në takim Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu edhe njëherë theksoi qëllimin e takimit në të cilin u diskutua lidhur me hartimin e përmbajtjes së doracakut i cili bazohet në vlerësimin e nevojave të zyrtarëve të ndihmës juridike falas si dhe akterëve tjerë relevantë nga OJQ-të të cilët me aktivitetet e tyre ofrojnë ndihmën juridike falas dhe hartimi i tij në funksion të lehtësimit të procesit të punës dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të zyrtarëve të ndihmës juridike falas.

Me fokus u trajtua  mbi hartimin e përmbajtjes së manualit të praktikave më të mira, pjesa narrative dhe praktike e manualit në fushat e përcaktuara në bazë të të dhënave nga pyetësori ku përfshihet lëmia civile kryesisht të drejtat pronësore, trashëgimia, kontestet nga marrëdhëniet e punës, pensionet.

Po ashtu u diskutua edhe mbi udhëzime dhe katalogët/format të cilat janë zhvilluar duke përfshirë ligjet aplikative të Kosovës, praktikat më të mira ndërkombëtare të zbatueshme dhe udhëzime dhe protokolle të tjera për ofruesit e ndihmës juridike qeveritare dhe jo-qeveritare që trajtojnë llojet më  të përhapura të çështjeve ligjore. Gjithashtu vëmendje të veçantë kishin format (pjesa praktike), rekomandimet dhe sygjerimet dhe hartimi i padive dhe shkrimi ligjor.

Në takim u diskutua përbërja e grupit punues dhe përfshirja e përfaqësuesve të OJQ-ve në këtë grup dhe në procesin në përgjithësi, angazhimi i një eksperti ndërkombëtar i cili do të merrte pjesë në hartimin të doracakut si dhe plani i punës së këtij grupi deri në finalizimin e doracakut.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga USAID, nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, nga OJQ-të si: Instituti i Drejtësisë në Kosovë dhe CRPK  si dhe nga stafi i Akademisë së Drejtësisë.

Share :