News and Activities - Archive

02-08-2021

Takim me Avokatin e Popullit dhe përfaqësues nga zyra e tij

Prishtinë, 02 gusht 2021, z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë ka pritur në takim z. Naim Qelaj- Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga zyra e tij.

Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve  dhe  avancimi i kurikulave trajnuese në fushën e të drejtave të njeriut. 

Përfaqësuesit e të dy instiucioneve u pajtuan se do të kenë bashkëpunim me të afërt në trajtimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit veçanërisht në trajtimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi përmes trajnimeve të organizuara nga Akademia e  Drejtësisë. Ky bashkëpunim  do të mundësoi edhe më tutje ngritjen dhe avancimin e profesionilizimit  të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesioneve tjera ligjore ne kuadër të sistemit të drejtësisë.

Share :