News and Activities - Archive

01-09-2021

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi iOrganizuar dhe Korrupsioni - Sesioni III

Më 01-02 Shtator 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin e OSBE, janë duke realizuar trajnimin në formë të kombinuar atë fizike dhe online përmes platformës Zoom me temë "Program i Specializuar i Trajnimit Krimi iOrganizuar dhe Korrupsioni - Sesioni III".

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Admir Shala, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me e veprimtarisë kriminale të grupeve të organizuara, ku krimi i organizuar përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe paraqet pasoja të dëmshme për shëndetin dhe sigurinë publike, institucionet demokratike, stabilitetin marko-financiar dhe ekonomik.

 Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

 Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykatave Themelore si dhe prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokurorive Themelore.

Share :