News and Activities - Archive

22-09-2021

Takim me Administratorë administrator të prokurorive

Më 22 shtator  2021, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu së bashku me Stafin  e Programit, kanë realizuar takim virtual përmes platformës Zoom me Administratorë të prokurorive  nga regjionet të ndryshme të Kosovës.

Akademia e Drejtësisë ka filluar me procesin e vlerësimit të nevojave trajnuese për hartimin e Programit Trajnues 2022 dhe aktualisht është ne zbatimin të njërit prej mekanizmave për vlerësim të nevojave trajnues siç është takimi me Administratorë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi, identifikimi i nevojave trajnuese sa me reale për trajnimet e bashkëpunëtorëve profesional, zyrtarëve ligjor si dhe stafit administrativ  si dhe mbledhja e  informacioneve tjera shtesë rreth metodologjisë trajnuese që së bashku me indikatorët tjerë do të jenë përcaktuese për Programin Trajnues për vitin 2022.

Pjesëmarrës në takim ishin Administratorë e prokurorive  nga regjionet e ndryshme të Kosovës.

 

Share :