Më 28 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të sesionit të fundit nga nën moduli “Procedura penale e kryesve me çrregullime mendore” gjyqtarët e sapo emëruar kanë realizuar vizitë në Instituin e Psikiatrisë Forenzike, ku trajnuesi së bashku me Drejtorin z. Shpend Haxhibeqiri dhe ekspertëve të këtij Instituti ku po trajtohen procedurat e trajtimit të kryerësve me çrregullime mendore, format e terapive, ekspertizat psikiatrike, formën e bashkëpunimit të Institutit me Gjykatat etj.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që gjyqtarët e sapo emëruar të njihen më shumë me kompetencat e Institutit të Spitalit Psikiatrik, punës së tyre, trajtimit të rasteve psikiatrike etj.
Përfitues të trajnimit ishin 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
28-10-2021