Më 11 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur se nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit në baza të veçorive kombëtare, racore, fetare ose etnike është vlerësuar se duhet të konsiderohet vepër penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit themelor.
11-11-2021