News and Activities - Archive

19-11-2021

Nën moduli –“Provat në procedurën penale” tema- “Ekspertimi dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe llojet e tyre si prova”, sesioni i tretë

Më 19 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar ekspertimi dhe masat e fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe  interaktivitet. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :