News and Activities - Archive

09-12-2021

Barazia gjinore në çështjet pronësore të pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve

Më 09 dhjetor, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, është duke realizuar trajnimin me temë: “Barazia gjinore në çështje pronësore të pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve”, me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Suprem dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij  trajnimi është duke u trajtuar barazia gjinore, diskriminimi gjinor dhe perspektiva Ndërkombëtare dhe vendore ne raport me barazinë gjinore.

 

Gjatë trajnimit të sotëm fokusi u përqendruar tek barazia gjinore ne raport me pronësinë e përbashkët dhe bashkëpronësinë dhe ndarja e pasurisë së përbashkët në raste divorci.

Po ashtu trajta e temave ka vazhduar edhe me aspekte praktike te barazisë gjinore ne rastet e pronësisë.

Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar përmes rasteve praktike dhe atë interaktive, zyrtarët për ndihmë juridike parashtruan pyetje të shumta në lidhje me temën, me qëllim të zgjidhjes së dilemave

trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike, ku me qëllim të mbrojtës nga përhapja e virusit, COVID-19 janë marrë të gjitha masat preventive.

Përfitues në këtë trajnim ishin 16 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Share :