News and Activities - Archive

15-04-2013

PTV Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore

 

Gjatë trajnimit u vunë në pah konceptet themelore të Konventës Evropiane si mekanizëm për balancimin e standardeve ligjore sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe efekti i vendimeve të marra për shtetet që janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të Konventës.

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë trajnimit ishin: Roli dhe rëndësia e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe Këshilli i Evropës, e drejta për liri dhe siguri  (neni 5 i KELDNJ-së), si dhe u shqyrtuan raste nga praktika e Gjykatës në Strasburg ku në fokus ishin shkeljet e të drejtave të garantuara me theks të veçantë nga neni 5 i konventës. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin kryesisht gjyqtarë nga gjykatat themelore të Kosovës

 

Share :