Më 06 Prill 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ëshrë duke realizuar trajnimin me temë “Procedura gjyqësore në rastet e mbrojtjes nga dhuna në Familje me theks të veçantë në llojet e masave, zbatimin dhe pasojat”.
Eksper të angazhuar në këtë punëtori janë z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën që duhet zbatuar në rastet e dhunës në familje.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore (divizioni civil), bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët ligjor, policia e Kosovës, mbrojtësit e viktimave dhe Qendrat për Pune Sociale.
30-10-2017