Më 3 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e tetë me radhë dhe të fundit për këtë vit nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë: “ Gjykimi i drejtë dhe parimi i të vërtetës materiale në procedurat gjyqësore”
Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• Identifikojnë parimet themelore të gjykimit të drejtë, dhe
• kuptojnë konceptin e gjykimit të drejtë në kontestin e legjislacionit vendor dhe legjislacionit ndërkombëtar.
Gjatë këtij trajnimi është analizuar baza ligjore duke filluar nga legjislacioni vendor ashtu edhe ai ndërkombëtar i cili në fokus ka mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut edhe në rastet kur qytetari bie ndesh me ligjin. Me rastin e trajtimit të kësaj materie janë vënë në pah parimet që duhet respektuar për gjykimin e drejtë dhe sfidat për gjyqësinë bashkëkohore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e
03-12-2012