News and Activities - Archive

04-12-2012

Seminar: “Ndikimi i ligjit të BE-së në ligjin vendor”

Më 03-04 dhjetor 2012, IGJK në bashkëpunim me Institutin Evropian për Administratë Publike/Qendra Evropiane për Gjyqtarë dhe Avokat-EIPA, efinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, realizoj seminarin dy ditor me temë: “Ndikimi i të Drejtës së BE në Ligjin Vendor”, e cili u organizua në kuadër të programit të bashkëpunimit dhe asistencës teknike nga Luksemburgu “E Drejta e BE-së dhe zbatimi i saj (II) për Kosovë”. 

Ky seminar kishte për qëllim avancimin e njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur ndikimin e të drejtës së BE-së, gjatë zbatimit të ligjit vendor për shtetet anëtare dhe shtetet të cilat pretendojnë të anëtarëson në BE-ën. 

Në këtë drejtim janë trajtuar temat si: Përcaktimi i BE-së, si entitet i veçantë juridik, duke i përshirë qëllimet, vlerat themeluese, kuadrin ligjor, parimet e përgjithshme, kompetencat, efektin e të drejtës evropiane në të drejtën vendore, rëndësia, kushtet dhe detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Pjesëmarrësit kontribuuan me diskutimin e tyre në elaborimin e disa rasteve nga praktika evropiane dhe shqyrtuan një rregullore lidhur me përafrimin dhe zbatimin e ligjit në fushën e gjyqësorit.

Përfitues te këtij seminari ishin, gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli komunal dhe niveli i qarkut.

Share :