News and Activities - Archive

03-02-2012

PTA Trajnim për bashkëpunëtorët profesional IGJK

 

Më 3 shkurt 2012, IGJK në kuadër të Programit për Profesionistët tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial, ka realizuar ciklin e parë të trajnimit nga moduli për bashkëpunëtorët profesional.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që bashkëpunëtorëve profesional tu ofrohen njohuri më të detajuara për veprimtarinë e tyre profesionale në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:
•  të kuptuarit e rolin të bashkëpunëtorëve profesional;
•  njohja me bazën ligjore e cila rregullon veprimtarinë e bashkëpunëtorëve profesional; 
•  të kuptuarit e detyrave në ofrimin e shërbimit profesional si në gjykata ashtu edhe në prokurori të Kosovës.

Çështjet të cilat u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: roli i bashkëpunëtorëve profesional në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, rëndësia e pavarësisë së gjyqësorit, standardet ndërkombëtare për statusin e bartësve të funksionit të judikaturës, pavarësia dhe paanësia e gjyqësorit dhe raportet në mes organeve të judikaturës dhe pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën rastin që përmes punëve në grupe të demonstrojnë njohuritë e tyre në përpilimin e llojeve të ndryshme të aktvendimeve si; aktvendimit për fillimin e hetimeve, aktvendimit për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur dhe lloje tjera të aktvendimeve nga Ligji për Procedurën Jokontestimore.

Përfitues ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës të të gjitha niveleve.

 

 

 

Share :