News and Activities - Archive

14-11-2012

Konferenca Regjionale “Përzgjedhja, Trajnimi dhe Emërimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Evropën Juglindore: Shkëmbimi i praktikave më të mira”

Konferenca Regjionale “Përzgjedhja, Trajnimi dhe Emërimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Evropën Juglindore: Shkëmbimi i praktikave më të mira” 

Me ftesën e Ambasadës së Francës në Tiranë, një delegacion nga Kosova në përbërje të një gjyqtari, një prokurori dhe një përfaqësuesi të IGJK-së, mori pjesë në Konferencën regjionale “Përzgjedhja, Trajnimi dhe Emërimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Evropën Juglindore; Shkëmbimi i praktikave më të mira”, e cila u mbajt në Tiranë me datë 13 dhe 14 nëntor.

Çështjet më të rëndësishme që u trajtuan nga pjesëmarrësit e konferencës ishin: Cilat kritere dhe cilat procedura për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të sigurojnë transparencë? Roli i trajnimit për një drejtësi transparente dhe të përgjegjshme, Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve pas përzgjedhjes, Kriteret objektive të karrierës së gjyqtarëve, në kuadër të të cilave në detaje u trajtuan shumë problematika konkrete lidhur me çështjet në fokus. 

Në konferencë referuan përfaqësuesit e institucioneve trajnuese dhe ato të drejtësisë të Evropës Juglindore, në mesin e të cilave edhe delegacioni i Kosovës ku u prezantuan praktikat e ndryshme lidhur me përzgjedhjen, trajnimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. 
Pasi që kjo ngjarje korrespondonte me 15 vjetorin e themelimit të Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë dhe ceremoninë e diplomimi të magjistratëve kjo konferencë u përshëndet edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ambasadorja e Francës në Tiranë dhe Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin profesionist nga fusha gjyqësore, prokuroriale dhe të institucioneve trajnuese për gjyqtarë e prokurorë nga njëmbëdhjetë vendeve të Evropës Juglindore.

Share :