News and Activities - Archive

18-10-2012

Më 16, 17, 18 dhe 22, 23, 24 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, në kuadër të Projektit ” Fuqizimi i Politikave Kundër-korrupsionit dhe Integrimi i Kosovës në BE”, ka mbajtur një trajnim me temën e theksuar më lartë.

Në ceremoninë e hapjes së trajnimit me 16 tetor 2012, ishin të pranishëm edhe shkëlqesia e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cameron Cliff, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës z. Fejzullah Hasani, dhe znj. Denise Smart, Drejtoreshe menaxhuese nga RIPA International.

Si rezultat i kësaj tryeze pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat e kornizës ligjore kundër korrupsionit,
• përshkruajnë elementet e veprave penale korruptive,
• interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat nga ligji dhe aktet nënligjore mbi prokurimin publik, 
• njihen me rolin dhe kompetencat e institucioneve kompetente në fushën e prokurimit publik, si dhe procedurat e prokurimit dhe tenderimit,
• të identifikojnë situata dhe rastet kur bien ndesh me etikën profesionale.
    
Gjatë trajnimit u shtjelluan  çështjet  lidhur me korrupsionin dhe perspektivën e besimit të publikut, të drejtat e njeriut dhe organet për zbatimin e ligjit, strategjitë e hetimeve dhe taktikat në raport me zyrtarët për zbatimin e ligjit. Gjithashtu u zhvilluan diskutime lidhur çështjet e etikës, të cilat u shoqëruan edhe me raste nga praktika. Vlen të theksohet gjithashtu njohja e pjesëmarrësve në detaje lidhur me legjislacionin primar dhe sekondar lidhur me institucionet dhe procedurat e tenderimit dhe prokurimit, e cila zgjoi një interesim të madh tek pjesëmarrësit për të ngritur njohuritë nga kjo fushë.

Trajnimi u përshkua me studim të rasteve nga praktika, kuize dhe punë në grupe dhe luajtje e roleve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve dhe regjioneve të Kosovës, zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga Agjencioni Antikorrupsion i Kosovës. 


 

Share :