News and Activities - Archive

06-07-2012

Trajnim: “Procedura e shpalljes së një personi për të vdekur sipas Konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit të brendshëm” (PVAL)

Më 06 korrik 2012, IGJK në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor ka mbajtur trajnimin e radhës me temën e lartpërmendur.

   Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
•    Aplikojnë drejtë procedurën e shpalljes së zhdukjes  ose vdekjes së një personi,
•    Të din më shumë për subjektet kompetent për fillimin e procedurës,
•    Të aplikojnë drejt kushtet për shpalljen e personit te zhdukur si i vdekur,
•    Të hartojnë drejtë aktvendimin pas përfundimit të procedurës përkatëse,
•    Të llogarisin saktë afatet në procedurën e shpalljes te personit te zhdukur si i vdekur dhe te provuarit e vdekjes te një personi.

Në këtë sesion trajnues fokusi ishte në procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi për te vdekur sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit te brendshëm. Gjithanshëm  u shqyrtuan edhe roli i palëve dhe vendimet që duhet nxjerr në procedurën e shpalljes së zhdukjes së një personi për te vdekur. Veçmas u trajtuan çështjet lidhur me llogaritjen e afateve dhe u shtjelluan raste nga praktika gjyqësore vendore duke paraqitur edhe modele të vendimeve gjyqësore që ishin me interes për pjesëmarrësit
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Share :