News and Activities - Archive

25-06-2012

Vizita dhe takime në gjykata dhe prokurori për vlerësim të nevojave për hartimin e Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor për vitin 2013

Vizita dhe takime në gjykata dhe prokurori për vlerësim të nevojave për hartimin e Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor për vitin 2013

Nga data 06 deri më 25 qershor 2012 si pjesë e procesit të vlerësimit të nevojave për trajnime, IGJK realizoi vizita në disa regjione të Kosovës. Gjatë këtyre vizitave u realizuan takime me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Prizreni dhe Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe Gjakovë. 

Në regjionin e Prishtinës vizita u realizua edhe me kryetaren e Gjykatës Ekonomike, kryetaren e Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, kryetarin dhe gjyqtarë të Gjykatës për Kundërvajtje. Në këto takime përveç kryetarëve dhe kryeprokurorëve kanë marrë  pjesë edhe gjyqtarë e prokurorë.
Qëllimi i këtyre vizitave ishte vlerësimi i nevojave për hartimin e programit të trajnimeve të vazhdueshme për vitin 2013 dhe vazhdimi i koordinimit në mes të IGJK-së dhe gjykatave e prokurorive me qëllim të pjesëmarrjes në aktivitetet trajnuese për periudhën shtator - dhjetor 2012. 

Pjesë e grupit që realizuan vizitat në gjykata dhe prokurori ishin; Drejtori i IGJK-së, Udhëheqës të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjorë, Trajnues Gjyqësor dhe Ekspert të Programit në IGJK.      
 

Share :