News and Activities - Archive

15-09-2022

Moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, tema: Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës

Më 15 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shëtiti.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe kuptimi i tyre, vëzhgimi i fshehtë fotografik ose me video, monitorimi i fshehtë i bisedave, kontrolluar i dërgesave postare, përgjimi telekomunikimeve, përgjimi i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendodhjes, blerja e simuluar e ndonjë sendi, simulimi i veprës së korrupsionit dhe hetimi i fshehtë.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :