News and Activities - Archive

29-09-2022

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, tema: shqyrtimi gjyqësor

Më 29 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e parë trajnues  nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: përgatitja për shqyrtimin gjyqësor dhe karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :