News and Activities - Archive

26-03-2012

PTA Tryezë pune: Etika gjyqësore dhe Prokuroriale

PTA
Tryezë pune: Etika gjyqësore dhe Prokuroriale
Më 26 mars 2012, IGJK ka realizuar modulin e radhës me temë “Etika Gjyqësore dhe Prokuroriale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të Kodit të Etikës për gjyqtarë dhe prokurorë.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

• njohin sjelljen e mirë dhe të pahijshme në bazë të parimeve dhe rregullave të etikës gjyqësore dhe prokuroriale dhe 
• zbatojnë praktikat më të mira në këtë fushë.

Çështjet të cilat u trajtuan në kuadër të këtij trajnimi kryesisht ishin parimet e përgjithshme të Kodit të etikës për gjyqtarë dhe prokurorë, rregullat specifike të etikës, përgjegjësitë gjyqësore dhe jo gjyqësore si dhe risitë e Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial sa i përket procedurës së disiplinimit. 

Zbatimi i ketij trajnimi në vazhdimësi u shoqërua me shembuj të ndryshëm nga praktika lidhur me shkeljet eventuale te këtyre rregullave, me vëmendje të veçantë gjatë rasteve praktike të trajtuara nga zyra e ZPD-së. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave nga regjioni i Prishtinës. 

Share :