Më 09-10 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE, janë duke realizuar trajnimin me temë “Aspekti material dhe procedural I Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi i Republikës së Kosovës dhe sfidat në zbatimin e tij” si dhe raporti i tij me ligjet tjera me theks në Ligjin e Punës dhe Ligjin e Procedurës Kontestimore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore lidhur me aspektin procedural dhe material te ligjit për mbrojte nga diskriminimi.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë nga Gjykatat Themelore si dhe prokuror nga Prokuroria e Apelit.

09-11-2022