News and Activities - Archive

15-11-2022

Përgjegjësia penale e personave juridik

Më 15 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, eshte duke e realizuar trajnimin me temë “Përgjegjësia penale e personave juridik”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ramadan Gashi, trajnues gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Personat juridik që mund të përgjigjen për vepra penale nga pjesa e veçantë e Kodit Penal të Republikës së Kosovës edhe për vepra tjera penale, nëse janë plotësuar kushtet për përgjegjësinë e personit juridik të parapara me Ligjin për Përgjegjësinë e Personave Juridik për vepra penale.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët e Shtetit, Bashkëpunëtorët profesional.

Share :