News and Activities - Archive

03-04-2012

PVAL- penale Tryezë e diskutimeve: Fillimi dhe kohëzgjatja e hetimit

 

PVAL- penale
Tryezë e diskutimeve:  Fillimi dhe kohëzgjatja e hetimit

Më 3 prill 2012, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar sesionin e lartpërmendur trajnues nga lëmia penale. 
Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i  çështjeve që kanë të bëjnë me kallëzimin penal, hedhjen  e kallëzimit penal, aktvendimin për fillimin e hetimeve, zgjerimi i hetimeve, vazhdimi i hetimeve, pezullimi i hetimeve si dhe pushimin e hetimeve.

Në fokus të këtij trajnimi ishte rifreskimi dhe ngritja e njohurive lidhur me udhëheqjen efikase të procedurës së hetimeve, si dhe autorizimet ligjore të prokurorit dhe përgjegjësitë  e tij në mbikëqyrjen e veprimeve të policisë në procedurën e mbledhjes së informacioneve, të mbledhjes së provave,  gjithnjë duke pasur kujdes që provat e mbledhura të sigurohen duke respektuar procedurën ligjore me  përpikëri. 
Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtar dhe  prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Share :