News and Activities - Archive

23-11-2022

Aktakuza, shqyrtimi gjyqesor dhe arsyetimi

Më 23 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpuntorë profesional me temë Aktakuza, shqyrtimi gjyqesor dhe arsyetimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme,  z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth hartimit të aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të kësaj trajnimi janë bashkëpuntorët profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Share :