News and Activities - Archive

16-12-2022

Seanca e caktimit të dënimit

Më 16 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane  - OPDAT janë duke realizuar aktivitetin trajnues me temën “Seanca e caktimit të dënimit ”.

Peneliste  të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit kanë mundësinë  të avancojnë njohuritë profesionale sa i përket  pikëpamjes amerikane për dispozitat e Kosovës për seancën e caktimit të dënimit si dhe avancimin e njohurive profesionale për mbajtjen  e një seance efektive për caktimin e dënimit duke prezantuar Udhëzuesin hap pas hapi.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar  raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.

 Përfitues të kësaj punëtorie janë: Kryetari i Gjykatës Themelore ne Gjakovë, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, gjyqtar, prokuror, avokat, bashkëpunëtor profesional, zyrtar nga shërbimi shprovues nga regjionet Gjakove, Prizren dhe Peje.

Share :