Më 02 shkurt 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: zbatimi i lirimit nga dënimi dhe përparësitë dhe mangësitë e lirimit nga dënimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak
02-02-2023