Më 07 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: të drejtat e të pandehurit pas pranimit të aktakuzës dhe të drejtat e të pandehurit pasi qe i është dorëzuar aktakuza,
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
07-02-2023