Më 26 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SAEK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor temë “ Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-se”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Shkelzen Ibrahimi, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e përgjithshme të zbatimin e Ligjit më të favorshëm, shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë, veprat penale kundër jetës dhe trupit si dhe veprat penale kundër integritetit seksual.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
26-04-2023