News and Activities - Archive

27-04-2023

Nën moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i tretë: Përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve

Më 27 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauk, gjyqtar në e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përgjegjësia disiplinore, shkeljet disiplinore për gjyqtarë (neni 5) dhe Masat disiplinore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga  komuniteti boshnjak.

Share :