Më 27 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnim me temë “Vërejtja policore, procedura dhe shabllonet, trajtimi i rasteve nga policia”.
Trajnues i angazhuar në këtë punëtori është : z. Shpetim Peci, prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë
Qëllimi i trajnimit është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e procedurës së Paralajmërimit Policor, si dhe Sfidat e zbatimit të këtyre procedurave në polici dhe prokurori.
Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të kësaj tryeze janë: gjyqtarë nga Gjykata Themelore, bashkëpunëtor profesional, zyrtar policor
27-04-2023